image FSK në tryezën e NATO-s në Gjermani, diskutime për sigurinë globale

Siguri

FSK në tryezën e NATO-s në Gjermani, diskutime për sigurinë globale

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), e cila po zhvillohet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare, FSK përfaqësohet nga Rreshteri Major OR9 Ilir Rama, i cili po merr pjesë së bashku me liderë të lartë ushtarakë nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere.

Konferenca organizohet nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (ACT) dhe ka në fokus diskutimet mbi sfidat aktuale të sigurisë globale, prioritetet strategjike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake.

Gjatë punimeve, përfaqësuesi i FSK-së ka zhvilluar takime me homologë nga vende të ndryshme, duke shkëmbyer përvoja mbi zhvillimin e nënoficerëve dhe rolin e tyre në strukturat moderne ushtarake.

Gjithashtu, ai ka prezantuar vizionin e Komandës së FSK-së për avancimin profesional të nënoficerëve, si pjesë e proceseve të modernizimit të forcës.

Në konferencë po trajtohen edhe mësimet e nxjerra nga operacionet ndërkombëtare, si dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin mes vendeve aleate dhe partnere në fushën e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/