Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar operacion në ndihmë të qytetarëve në rajonin e Pejës, të cilët u vërshuan nga të reshurat e shiut.
FSK përmes një postimi ka bërë të ditur se janë shkaktuar dëme në infrastrukturë, rrugë, rrymë, ujë të pijes.
Sipas njoftimit, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.
Njoftimi i saj:
Ekipe të FSK-së, po ndihmojnë qytetarët e Pejës
Që nga nata e mbrëmshme ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Garda Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke marrë pjesë në operaconin në ndihmë popullatës në rajonin e Pejës që u godit nga një stuhi ku për pasojë pati viktima dhe shumë dëme në infrastrukturë kritike, rrugë, rrymë, ujë të pijes e shtëpi banimi, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me kapacitetet e saj.