image FSK-ja tregon sukses në ushtrimin fushor “Valor Shield 2024”

Siguri

FSK-ja tregon sukses në ushtrimin fushor “Valor Shield 2024”

news image

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë të Kosovës (OS) kanë zhvilluar ushtrimi fushor “Valor Shield 2024”.

Në këtë ushtrim përveç OS-it morën pjesë edhe Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës, Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, njësi të tjera mbështetëse të FSK-së nga Inteligjenca, Komunikimi, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë, dhe Ekipet Mjekësore.

Sipas një postimi nga FSK-ja, krahas validimit të grupeve të Operacioneve Speciale gjatë UF “Valor Shield 2024”, qëllim i ushtrimit ka qenë edhe shkëmbimi i përvojave me organizatat ushtarake dhe policore që përballën me kërcënime komplekse të sigurisë në mjedise të përbashkëta operacionale.

UF “Valor Shield 2024” është mbështetur edhe nga Komanda e Operacioneve Speciale për Evropë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/GazetaSinjali/