image FSK do të marrë pjesë në një stërvitje në Kroaci

Kosovë

FSK do të marrë pjesë në një stërvitje në Kroaci

news image

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga 16 deri më 29 maj 2021 do të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe të Inteligjencës “LAUFER 2021” në Kroaci, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky ushtrim ka mision që të promovoj stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe të përmirësoj ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë Amerikane dhe NATO-së.

“Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë  “Defender Europe 21”, udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Europë.

Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

 Po ashtu, bëhet e ditur se pjesë e këtij ushtrimi do të jenë edhe NATO dhe partnere të saj si Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina./Gazeta Sinjali/