image FSK dhe Policia e Kosovës, trajnohen në “Taktika me Njësi të Vogla”

Siguri

FSK dhe Policia e Kosovës, trajnohen në “Taktika me Njësi të Vogla”

news image

Komanda e Forcave Tokësore në Istog, ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla” i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se përveç pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, pjesë e këtij trajnimi ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjese  Komandanti i KFT-së,  gjeneral brigade  Hysen Dreshaj si dhe  përfaqësues nga Regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës.

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe  gatishmërisë fizike të pjesëtarëve , Forca e Sigurisë së Kosovës organizon trajnime të tilla sfiduese që pjesëtarët të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/