image FSK dhe KFOR zhvillojnë ushtrime për trajtimin e materialeve të rrezikshme në jug të Kosovës

Siguri

FSK dhe KFOR zhvillojnë ushtrime për trajtimin e materialeve të rrezikshme në jug të Kosovës

news image

Në jug të Kosovës është zhvilluar një aktivitet i përbashkët i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe personelit të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), i cili kishte për qëllim trajtimin e sigurt të materialeve industriale të rrezikshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktiviteti u udhëhoq nga FSK në kuadër të mandatit të saj për mbrojtje civile, ndërsa në të morën pjesë njësitë e specializuara të KFOR-it nga Finlanda si dhe inxhinierë amerikanë, të cilët ofruan mbështetje teknike dhe operacionale.

KFOR theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në kuadër të rolit të tyre si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/