image FSHF merr vendimin për Rejan

Futboll

FSHF merr vendimin për Rejan

news image

Eduardo Reja, do të jetë edhe më tutje trajneri i kombëtares së Shqipërisë.

Kështu bën të ditur Federata e Futbollit të Shqipërisë.

FSHF ka përgënjeshtruar raportimet se ka marrëveshjes me Luigi Di Biaggion.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, thuhet në njoftim.

Rezultatet jo të mira kanë rritur pakënaqësitë për trajnerin e “kuqezinjve”.

Sidomos pas ndeshjes me Islandën kur rezultati i ndeshjes u barazua në minutat e fundit.

/GazetaSinjaliSport/