image Frika nga një valë e dytë e koronavirusit, paralajmëron eksperti i shëndetësisë

Botë

Frika nga një valë e dytë e koronavirusit, paralajmëron eksperti i shëndetësisë

news image

Javët e fundit shumë shtete kanë filluar të lehtësojnë masat kundër COVID-19 , por i druhen rikthimit të një vale të dytë në vjeshtë.

Në një intervistë presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë në Itali,  Franco Locatelli tha se edhe nëse kemi një valë të dytë, nuk do të jetë më e fortë se e para.

“Nëse do të ketë një valë të dytë nuk duhet të na gjejë të papërgatitur. Edhe nëse do të ketë një valë të dytë, nuk do të jetë më e fortë se e para”, është shprehur Locatelli.

Sakaq, ai ka këshilluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me higjenën dhe të  përdorin masak dhe doreza në vende publike./ Gazeta Sinjali/