image Frika e madhe nga koronavirusi, kinezët dezinfektojnë edhe paratë

Botë

Botë/ Frika e madhe nga koronavirusi, kinezët dezinfektojnë edhe paratë

news image

Monedhat e përdorura, Kina ka vendosur t’i dezinfektojë, nga frika se mund të përhapin coronavirusin, derisa numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 1,527 persona.

Bankat po shfrytëzojnë dritë ultravjollce apo temperaturë të lartë për të dezinfektuar juanët e përdorur dhe po i vë në karantinë për dy javë – varësisht nga zona ku ndodhet, sa i përket afërsisë me Wuhanin ku ka shpërthyer sëmundja.

Virusi që ka infektuar deri më tani 67,186 persona, është përhapur në 25 shtete të tjera, duke nxitur autoritetet që të pastrojnë zonat publike, në mënyrë që të minimizojnë mundësinë e përhapjes.

Në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e shumta, barnatoret punuan me kapacitete të shtuara që të sigurojnë maska dhe dezinfektues, që të plotësojnë të gjitha kërkesat./Gazeta Sinjali/

https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/480x270_MP4_7243639862905189410.mp4?_=1