image Frika e humbjes së mandateve: Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend për t’u nënshkruar dhe largohen sërish

Politikë

Frika e humbjes së mandateve: Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend për t’u nënshkruar dhe largohen sërish

news image

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, janë rikthyer sot në Kuvendin e Republikës, pas pesë muajsh mungesë në seancat parlamentare, raporton Gazeta Sinjali.

Ata janë rikthyer nga frika e humbjes së mandateve, meqënëse sipas Rregullores së Kuvendit, një deputet humb mandatin  nëse nuk merr pjesë në seancat e kuvendit për 6 muaj.

Por pasi janë nënshkruar në listën e evidencave, deputetët e Listës Serbe janë larguar sërish nga salla e Kuvendit.

Kujtojmë se dhjetë deputetë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – kanë dhënë dorëheqje muaj më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë serbë në institucionet në veri të vendit në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Të njëjtit më pas u patën zëvendësuar nga deputetë tjerë të kësaj partie, por që edhe ata kanë bojkotuar në vazhdimësi seancat e Kuvendit.

/GazetaSinjali/