image Fredi Beleri reagon nga burgu për fitoren: Terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë, sot fitoi demokracia

Shqipëri

Fredi Beleri reagon nga burgu për fitoren: Terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë, sot fitoi demokracia

news image

Fredi Beleri, ka reaguar nga qelia e paraburgimit, për fitoren që arriti të marrë me diferencë shumë të ngushtë në Himarë.

Beleri u shpreh se sot në Himarë kanë fituar qytetarët dhe demokracia dhe se është mirënjohës për të gjithë.

Deklaratë e Fredi Belerit:

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”

/GazetaSinjali/