image Franca përballet me thatësirë të rëndë, thahen 25 për qind e lumenjve të vegjël

Evropë

Franca përballet me thatësirë të rëndë, thahen 25 për qind e lumenjve të vegjël

news image

Rreth një e katërta e lumenjve të vegjël në Francë janë tharë tashmë, ndërsa vendi po përballet me mundësinë e një thatësire më të rëndë se ajo rekord e vitit 2022.

Paralajmërimi është bërë nga hidrologia Agnes Ducharne, studiuese në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore të Francës (CNRS), e cila tha se situata aktuale ka kaluar nivelet e zakonshme të thatësirave.

“Njëzet e pesë për qind e lumenjve të vegjël në Francë janë aktualisht të tharë”, deklaroi Ducharne, duke shtuar se të gjithë treguesit paralajmërojnë për një thatësirë të jashtëzakonshme.

Sipas saj, përveç rezervave të ujërave nëntokësore, treguesit e tjerë të thatësirës janë më shqetësues sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ajo shpjegoi se niveli i ujërave nëntokësore mbetet më i mirë se në vitin rekord të thatësirës, falë reshjeve të shumta gjatë dimrit, por gjendja e ujërave sipërfaqësore është përkeqësuar shumë më shpejt këtë vit.

Hidrologia paralajmëroi se situata mund të vazhdojë të përkeqësohet deri në fund të sezonit veror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/