Autoritetet gjyqësore në France kanë hapur një hetim ndaj sipërmarrësit Elon Musk dhe platformës së tij X, lidhur me dyshime për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.
Sipas mediave ndërkombëtare, hetimi përfshin akuza të rënda që lidhen me posedimin dhe shpërndarjen e materialeve të ndaluara, si dhe me përmbajtje të tjera potencialisht të paligjshme të publikuara në rrjet.
Autoritetet franceze po shqyrtojnë gjithashtu mënyrën se si platforma menaxhon përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, si dhe masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesve.
Ky hetim vjen në një kohë kur në Evropë janë shtuar shqetësimet për mënyrën se si rrjetet sociale kontrollojnë dhe filtrojnë përmbajtjet e ndjeshme, veçanërisht ato që lidhen me fëmijët.
Deri tani, as Elon Musk dhe as përfaqësuesit e platformës “X” nuk kanë dhënë një koment të detajuar mbi rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!