image Franca mbyll faqen e internetit që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë

Botë

Franca mbyll faqen e internetit që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë

news image

Autoritetet franceze kanë mbyllur një faqe interneti që pretendonte në mënyrë të rreme se po rekrutonte vullnetarë francezë për të luftuar në Ukrainë.

Faqja e internetit supozohet se organizon një aksion rekrutimi për të regjistruar 200 mijë qytetarë francezë, shkruan Sky News.

“Ajo ishte një faqe e rreme qeveritare dhe është ripostuar nga llogari dashakeqe si pjesë e një fushate dezinformimi,” tha ministria franceze e Mbrojtjes në njoftimin e saj.

/GazetaSinjali/