image Franca investon miliona euro për përhapjen e gjuhës frënge në Botë

Politikë

Franca investon miliona euro për përhapjen e gjuhës frënge në Botë

news image

Franca do të japë 25 milionë euro shtesë në vitin 2020 për mësimdhënien e frëngjishtes jashtë vendit dhe tarifat e shkollës do të ulen, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian.

“Agjencia për mësimdhënien e frëngjishtes (AEFE) jashtë vendit, një kolonë vertebrale e ofertës sonë për mësimdhënie në botë, do të ketë 25 milionë euro shtesë duke filluar nga viti 2020”, deklaroi ministri gjatë konferencës së ambasadorëve në Francë të organizuar çdo vit në Paris.

Paralelisht ne do të rrisim numrin e profesorëve me 1000 mësues shtesë që do të dërgohen jashtë vendit në vitet në vijim”, theksoi ai. Në kuadër të masave shtrënguese të shpallura në vitin 2017, buxheti i AEFE-së ishte reduktuar me 8%, duke e ulur shumën në 354,5 milionë euro, duke shkaktuar lëvizje të shumta proteste./Sinjali/