Zëvendësambasadori i Francës në Nju Jork, Jai Darmadhikari, deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelësi i krijimit të stabilitetit më të gjerë evropian.
“Dialogu është inkurajues, por nuk mjafton, në mënyrë që marrëveshja e lidhur të implementohet”, tha diplomati francez gjatë fjalimit në KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën.
Ai ka thënë gjithashtu se është e papranueshme që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë janë ende të lirë dhe se ata duhet të dalin para drejtësisë.