Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se modelja Aurela Hoxha ishte bërë nënë për herë të parë.
Ajo e fshehu për 9 muaj shtatëzëninë dhe madje deri dje nuk kishte bërë asnjëlloj reagimi. Ditën e djeshme Aurela ka publikuar një kolazh fotosh me ditët e saj më të bukura dhe mes tyre është fotoja e parë që mban në krahë vogëlushin.
Ndërkohë sot ajo ka publikuar për herë të parë foto nga shtatzënia.
Duke qenë se tashmë është zbuluar gjithçka, duket se modelja nuk e ka më problem të ndajë me të gjithë këto momente kaq special nga jeta e saj. /GazetaSinjali/