image Fotoja nudo e Monica Bellucci në ujë bën xhiron e rrjetit

Bota e Yjeve

Fotoja nudo e Monica Bellucci në ujë bën xhiron e rrjetit

news image

Monica Bellucci mbetet padyshim një nga femrat më simpatike në të gjithë botën dhe adhurohet për bukurinë e saj nga qindra mijëra fansa.

Italiania me sharmin që e karakterizon, u shfaq në ekspozitën e fotografive të fotografit të njohur Gian Paolo Barbieri dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi kishte pozuar e zhveshur.

58-vjeçarja Bellucci zbukuroi galerinë me imazhin e saj, e cila u hap pak ditë më parë në Milano dhe fotoja mbresëlënëse është vendosur në një pjesë qendrore të hapësirës.

Përveç rolit kryesor që merr imazhi i saj në hapësirën mbresëlënëse të ekspozitës, italiania luan edhe në dokumentarin për jetën e fotografit 84-vjeçar me titull “The Man and The Beauty”.

Pamja e saj nudo në ujë arriti me shpejtësi të bëjë xhiron e internetit dhe të tërheq vëmendjen e fansave. Sipas informacioneve të Daily Mail, kjo foto e veçantë vjen nga viti 2000 dhe është realizuar për fushatën e Dolce & Gabbana.

/GazetaSinjali/