image Fotoja e babait sirian dhe djalit pa gjymtyrë përloti rrjetin, fotografi turk: Tregon jetën e tyre të vërtetë - Sinjali

Fotoja e babait sirian dhe djalit pa gjymtyrë përloti rrjetin, fotografi turk: Tregon jetën e tyre të vërtetë

news image

Fotografi turk Mehmet Aslan fitoi çmimin “Fotoja e Vitit” në ceremoninë vjetore Siena International Photo Awards 2021 me një foto të një refugjati sirian dhe djalit të tij.

Në foto shihet një baba, duke mbajtur lart djalin e tij Mustafa, i cili ka lindur pa gjymtyrë.

Fotoja është realizuar në provincën Hatay, në kufirin turko-sirian, e cila përshkruan një moment lumturie mes babait dhe djalit të tij. Fotografi ka dhënë një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC, ku tregoi se shkrepja e fotos ishte krejt rastësore, pasi ndodhej aty për të ndihmuar me disa ushqime.

“Kemi qenë duke shpërndarë disa ndihma të vogla dhe aty e kam bërë këtë foto. Tregon më shumë dramën, jetën e tyre të vërtetë. Nuk ka pasur nevojë të punohet në foto, është gjendja aktuale në të cilën ndodhen këta njerëz”, tha fotografi. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin