image Fotografia e ish-presidentit Thaçi ende në zyrën e kryetarit të Rahovecit, aty dje e priti presidenten Osmani

Politikë

Fotografia e ish-presidentit Thaçi ende në zyrën e kryetarit të Rahovecit, aty dje e priti presidenten Osmani

news image

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dje ka pritur në zyrën e tij presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit mund të jetë befasuar kur ka hyrë në zyrën e Latifit, pasi ka parë se aty gjendet e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.

Kjo është vërejtur nga publikimi i fotove që ka bërë vet presidentja Osmani gjatë takimit me Latifin.

Megjithatë, Osmani nuk ka pasur arsye të brengoset pasi kreu i Rahovecit ka respektuar ligjin.

Në zyrën e Latifit gjendet edhe fotografia e presidentes Osmani.

/GazetaSinjali/