Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë, përcjell Sinjali Sport.
Karateistja jonë shënoi katër fitore, për të fituar grupin e saj në kategorinë +68 kg.
Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut. Në raundin e tretë triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës, e teta në renditjen botërore.
Rruga drejt medaljes së artë iu ndalë në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksandra Stubleva.
Fortesa do të luftojë për medaljen e bronztë, ku përballjen për medalje e zhvillohen të dielën.
Kampionatin po e ndjek nga afër edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës. /Gazeta Sinjali Sporti/