image Fortesa Orana mbyll Kampionatin Evropian në top pesë

Sporte Luftarake

Fortesa Orana mbyll Kampionatin Evropian në top pesë

news image

Karateistja kosovare, Fortesa Orana u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, e pesta në renditjen olimpike në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë, transmeton Sinjali Sport.

Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Fortesa Orana garoi në kategorinë mbi 68 kilogramë.

Medalje nga ky Evropian Kosovës i solli karateisti Herolind Nishevci që e fitoi të bronztën. /Gazeta Sinjali Sporti/