image Formula 1: Piloti kinez humbet kontrollin dhe makina “fluturon” në ajër

Sporte të tjera

Formula 1: Piloti kinez humbet kontrollin dhe makina “fluturon” në ajër

news image

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Çmimin e Madh të Britanisë, në Formula 1, ku Alex Albon dhe Zhou Guanyu ishin protagonistët kryesorë.

Një humbje kontrolli e pilotit kinez bëri që makina e tij të “fluturonte” në ajër, i cili përfundoi përmbys disa metra më larg pistës.

Pas ngjarjes të dy pilotët janë dërguar me urgjencë në spital, teksa mjekët theksojnë se Alex Albon dhe Zhou Guanyu janë të mirë, ndërsa do iu nënshtrohen edhe kontrolleve të detajuara.

/GazetaSinjali/