image Formohet shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Formohet shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut

news image

Shumica e re parlamentare është formuar në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka njoftuar Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

Mickoski ka postuar në Facebook fotografi së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “E Majta”.

E ardhmja e re po vjen, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, jemi të vetëdijshëm dhe falënderues për përkrahjen dhe së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski.

Lajmi e ka konfirmuar edhe nga Arben Taravari, nga Aleanca për Shqiptarët, i cili para mediave tha shkurt “shumicë e re, 61”. /GazetaSinjali/