Manchester United do të mirëpresë sot në “Old Trafford” skuadrën e Bournemouth, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17-të në Premier League.
“Djajtë” vijnë pas një fitore të madhe të arritur në derbin e Manchesterit, ku mposhtën si mysafir skuadrën e Pep Guardiolas në një dramë në fund të ndeshjes, shkruan Sinjali Sporti.
Skuadra e Amorim ndodhet aktualisht në pozitën e 13-të me 22 pikë.
“Qershitë” ndërkohë ndodhen në pozitën e 8-të me 25 pikë.
Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë duel.
Man Utd XI: Onana; Mazraoui, Maguire, Martinez; Dalot, Ugarte, Mainoo, Malacia; Amad, Fernandes; Zirkzee.
Bournemouth XI: Kepa; Smith, Huijsen, Zabarnyi, Kerkez; Christie, Adams; Dango, Kluivert, Semenyo; Evanilson.
Ndeshja fillon nga ora 15:00.