image Formacionet zyrtare: Man United - Southampton/ Ronaldo e Broja startojnë

Futboll

Formacionet zyrtare: Man United – Southampton/ Ronaldo e Broja startojnë

news image

Manchester United e mirëpret Southamptonin në kuadër të xhiros së 25-të në Premier League, shkruan Sinjali Sport.

“Djajtë e Kuq” janë nikoqir të Southamptonit në “Old Trafford”, me fillim nga ora 13:30.

Skuadra e Rangnick nuk po e gjen formën që ai po kërkon, ku vije pas një barazimi në udhëtim ndaj Burnleyt, kurse mysafirët vijnë pas një fitore të madhe në vizitë te Tottenhamit.

Manchester gjendet në vendin e gjashtë me 39 pikë të grumbulluara, kurse Southamptoni me 28 pikë mbanë mesin e tabelës në pozitën e dhjetë.

Armando Broja pas super golit të shënuar ndaj Tottenhamit edhe sot starton nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare janë këto:

/Gazeta Sinjali Sporti/