image Formacionet zyrtare: Aston Villa - Man United/ Ronaldo mungon, Coutinho rezervë

Futboll

Formacionet zyrtare: Aston Villa – Man United/ Ronaldo mungon, Coutinho rezervë

news image

Aston Villa e pret Manchester United në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra nga Birminghami është nikoqire ndaj “Djajve të Kuq” me fillim nga ora 18:30 në “Villa Park”.

Kjo përballje pritet të jetë interesant pasi javën e kaluar Manchesteri e eliminoi Aston Villan në Fa Cup, si dhe rivaliteti mes trajnerit të tyre, Steven Gerrard është i njohur në ishull.

Djajtë kanë 31 pikë në pozitën e shtatë, kurse Aston Villa ka 22 pikë në pozitën e 14-të.\

Formacionet zyrtare janë publikuar, ku vërehet mungesa e Cristiano Ronaldos, ndërsa transferimi i shumë pritur te vendasit, Philippe Coutinho është në bankën rezervë.

 /Gazeta Sinjali Sporti/