image Formacionet e mundshme: Ukrainë – Angli

Futboll

Formacionet e mundshme: Ukrainë – Angli

news image

Ukraina do të sfidohet nga Anglia në kuadër të çerekfinales.

Ukraina dhe Anglia do të përballen në “Stadio Olimpico” të Romës.

Lajm i keq për anglezët është bllokimi i biletave dhe mos lejimi i udhëtimit për tifozët anglezë, dhe sipas pritshmërisë ukrainasit pritet të kenë më shumë mbështetje shkaku i këtij fakti.

Sidoqoftë, Anglia është e kompletuar dhe gati për të avancuar në gjysmëfinale megjithëse ka përballë një Ukrainë tejet të papërshtatshme dhe të rrezikshme.

Për Ukrainën mungojnë Besedin dhe Zubkov, ndërsa rrezikojnë gjysmëfinalen në rast të ndëshkimit, Dovbyk, Shaparenko, Sydorchuk dhe Yarmolenko.

Për Anglinë, Saka është në dyshim nga një lëndim, dhe në rast të ndëshkimit, atëherë gjysmëfinalen e humbin, Foden, Maguire, Phillips, Rice.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve.

Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko, Zinchenko; Sydorchuk, Stepanenko, Shaparenko; Yarmolenko, Yaremchuk.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Phillips; Foden, Mount, Sterling; Kane. /Gazeta Sinjali Sporti/