image Forlan pensionohet nga futbolli

Futboll

Forlan pensionohet nga futbolli

news image

Diego Forlan, ish reprezentues dhe lojtar i Manchester United është pensionuar nga futbolli.

40 vjeçari, ndeshjen e fundit e ka zhvilluar në muajin maj të vitit të kaluar për Kitchee, në Hong Kong, transmeton Sinjali.

Forlan që po ashtu ka luajtur për skuadrat si: Interi, Villarreali dhe Atletico Madrid, të martën ka konfirmuar pensionimin.

“Nuk ka qenë e lehtë, nuk kam dashur të vijë koha, por e dija se do të vinte. Unë kam vendosur të ndaloj së luajturi futboll profesional.”, citohet të ketë thënë ai./Sinjali/