image Forca reagon ndaj vizitës së zyrtarëve nga Mali i Zi në ditën e 'Republikës Serbe'

Rajon

Forca reagon ndaj vizitës së zyrtarëve nga Mali i Zi në ditën e ‘Republikës Serbe’

news image

Subjekti politik shqiptar në Malin e Zi Forca e Re Demokratike dënoi praninë zyrtare të ministrit të Drejtësisë Marko Kovaç dhe ministrit të Financave Aleksandar Damjanoviq në Akademinë Ceremoniale me rastin e Ditës së Republikës Serbe (Srpska) në Banja Luka më 9 janar 2023.

Në regaimin e Forcës thuhet se çdo lloj prezence në këtë festë është në fakt mbështetje për politikën e Radovan Karaxhiqit dhe ish-ndihmësit të tij të cilët tani janë bërë mjeshtër të destabilizimit rajonal.

Më tej në njofitm thuhet se sigurisht, ky akt anulon praninë e ministrit të Drejtësisë Kovaç në përkujtimin e 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë më 11 korrik 2022.

“Arsyetime për mos njoftim, për “vizitë personale” e të ngjashme janë thirrje infantile të mendimit të mëvonshëm. Ulqinakëve tanë u bëjmë të qartë se kanë bërë një gabim të rëndë”, thuhet në njoftimin e Forcës.

/GazetaSinjali/