Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga fillimi zyrtar i Kampionatit Evropian që këtë herë do të mbahet në Gjermani.
Shumë kombëtare do të synojnë ta fitojnë këtë trofe.
Franca dhe Anglia pa dyshim janë prej më favoriteve, e kështu e ka parë edhe SofaScore që ka vlerësuar forcat e 24 kombëtareve pjesëmarrëse.
Franca është e para e ndjekur nga Anglia dhe më pas Gjermania.
Shqipëria gjendet në vendin e 20, me vetë katër kombëtare më të dobëta se ajo.