image Fondi Sovran vazhdon të kundërshtohet nga opozita

Politikë

Fondi Sovran vazhdon të kundërshtohet nga opozita

news image

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul në votimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

Por nga opozita ajo po kundërshtohet.

Nga Partia Demokratike e Kosovës shprehen se me krijimin e këtij fondi zhduket konkurrenca dhe krijohet pabarazi.

“Ne e kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë për faktin që ky ligj nëse miratohet kështu si është e centralizon menaxhimin e të gjitha kompanive edhe ndërmarrjeve publike dhe aseteve të AKP-së, pra nga një ekonomi e tregut të lirë kalojmë në një ekonomi të centralizuar ku brenda një kuadri politik të vendosën menaxhment… që i bie që elementi i konkurrencës zhduket sepse tash kemi një trup menaxhues e cila vepron në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut të lirë e cila nuk e njeh ligjin e prokurimit publik pra ka dallim të madh nga sektori privat që do të thotë që ekonomikisht të kemi një bazë të re konceptuale të majtë”, ka thënë Ferat Shala i PDK-së.

Megjithatë, pushteti Fondin Sovran e shohin si zhvillimor dhe tendencë për t’i rimëkëmbur ndërmarrjet e sektorit publik dhe atij privat.

“Edhe nisma ligjore për me e funksionalizua Fondin Sovran, e ka këtë qëllim që të vijë në shprehje aktiviteti i tillë ekonomik, i cili në vete ka me i marrë këto ndërmarrje që kanë potencial të madh të zhvillimit të tyre dhe do të jap kontribut të drejtpërdrejt edhe buxhetit të vendit por edhe vetë këtyre ndërmarrjeve të cilat me vite të tëra kanë operuar me humbje. Ky është synimi kryesor që të tilla ndërmarrje me u jep një fokus më të madh nga ana e Qeverisë, që me zhvillu potencialin që ata kanë. Po flasim për Trepçën, për Infrakosin, KEK-un e ndërmarrjet tjera që kanë potencial të madh të zhvillimit”, është shprehur Visar Korenica i VV-së.

Disa ditë më parë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte kundërshtuar këtë fond./T7

/GazetaSinjali/