Para pak ditësh, Sindi ishte e ftuar në emisionin “Abc”, ku foli për rrugëtimin në Përputhen dhe marrëdhëniet me ish-konkurrentët e tjerë. Ndër të tjera ajo foli edhe për personazhet që dolën si këngëtarë pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë, si Ana, Mevlani dhe Melisa. Sindi u shpreh e bindur se nëse ata nuk do të kishin qenë pjesë e programit të famshëm nuk do të kishin marrë as 1 mijë klikime, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa kur u pyet se kujt do t’i kërkonte mes Melisës, Anës dhe Mevlanit që të mos këndonte më, Sindi u përgjigj: “Të treve. Është e tmerrshme”.
Melisa si duket nuk e priti mirë deklaratën e Sindit ku reagoi përmes një videoje të postuar në InstaStory.
Ajo në video u shpreh se është shumë krenare me arritjen e saj aktuale në muzikë, ndërkohë që Sindi nuk po bën asgjë me jetën e saj.
Ndër të tjerash shtoi se Sindi ka shumë talent me violinën dhe me lutje i kërkon që të fokusohet te vetja dhe jo te të tjerët.
Shih videon më poshtë: