image Foka Monaka, një nga gjitarët më të rrallë në botë, shfaqet në Gjirin e Orikumit

Shqipëri

Foka Monaka, një nga gjitarët më të rrallë në botë, shfaqet në Gjirin e Orikumit

news image

Në ujërat e Gjirit të Orikumit është vërejtur sërish foka Monaka, një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë.

Sipas raportimeve, ditët e fundit kjo specie është parë më shpesh pranë bregut, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve në zonën turistike të Gjiri i Orikumit.

Ekspertët vlerësojnë se prania e saj është tregues i rëndësishëm i përmirësimit të cilësisë së ekosistemit detar në zonën e Karaburunit dhe Sazanit, ku kafsha gjen kushte të përshtatshme për ushqim dhe pushim.

Autoritetet mjedisore theksojnë rëndësinë e ruajtjes së habitatit natyror dhe minimizimit të ndërhyrjeve njerëzore për mbrojtjen e kësaj specie të rrallë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/