image Foda i pranishëm në “Fadil Vokrri”, lista për ndeshjet miqësore pritet së shpejti

Futboll

Foda i pranishëm në “Fadil Vokrri”, lista për ndeshjet miqësore pritet së shpejti

news image

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është parë mbrëmë në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Foda ka ndjekur nga afër ndeshjen që përfundoi me fitoren 1:0 të Prishtinës, falë golit të vetëm të realizuar nga Albin Krasniqi, një emër që ndoshta mund të figuroj në listën e “Dardanëve” në ndeshjen miqësore të muajit qershor.

Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor, në të vetmen miqësore para nisjes së ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026, që fillon në shtator.

Foda pritet që në ditët në vijim ta bëjë publike listën e lojtarëve për këtë sfidë testuese, dhe është e mundur që paraqitja e Krasniqit në finalen e Kupës ta ketë bindur trajnerin për një ftesë të merituar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/