image FMN mblidhet për Kosovën: Të luftohet korrupsioni, inflacioni në vitin 2022 ishte mbi 11%

Biznes

FMN mblidhet për Kosovën: Të luftohet korrupsioni, inflacioni në vitin 2022 ishte mbi 11%

news image

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka mbajtur më 25 janar konsultimin vjetor për Kosovën, ku u konkludua se rritja e çmimeve të energjisë dhe artikujve ushqimorë pas luftës së Rusisë në Ukrainë ka ulur kërkesën dhe rritja reale Bruto Produktit Vendor për vitin 2022 vlerësohet të jetë  nga 2.5 – 3%, pas rikuperimit prej 10.7% në vitin 2021.

FMN ka vlerësuar se norma mesatare e inflacionit për vitin 2022 ka qenë mbi 11%.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së i ka kërkuar Kosovës që ta rris transparencës dhe ta luftojë korrupsionin, që vlerësohen pika të rëndëshime për ta përmirësuar ambientin biznesbërës në Kosovës.

“Bordi Ekzekutiv u kërkoi autoriteteve (të Kosovës) të adresojnë boshllëqet e infrastrukturës dhe qeverisëse, të rrisin më tej transparencën dhe të reduktojnë korrupsionin, të cilat mbeten thelbësore për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Kosovë dhe për të rritur rritjen e mundshme. Drejtorët nënvizuan gjithashtu rëndësinë e rritjes së kapacitetit të gjenerimit të energjisë së gjelbër për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të ulur emetimet”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

/GazetaSinjali/