image FMN-ja miraton 1.3 miliard dollarë fonde urgjente për Ukrainën

Botë

FMN-ja miraton 1.3 miliard dollarë fonde urgjente për Ukrainën

news image

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të premten se bordi ekzekutiv i tij e ka miratuar kërkesën e Ukrainës për 1.3 miliard dollarë si fonde urgjente shtesë për ta ndihmuar mbajtjen e ekonomisë gjatë luftës me Rusinë.

Këto fonde do të ndahen nga një program i ri për hua urgjente për adresimin e mungesës së ushqimit, i miratuar nga bordi i FMN-së muajin e kaluar. Ukraina gjithashtu ka kërkuar vëzhgim të programit me përfshirjen e bordit për ta fuqizuar zotimin e politikave dhe për ta përshpejtuar më tej përkrahjen nga donatorët, tha kjo organizatë.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, e mirëpriti vendimin. “Kjo është jetke për ta ndihmuar përshpejtimin e përkrahjes së donatorëve, që nevojitet në mënyrë urgjente, dhe për të ndihmuar për ta shtruar rrugën për një program plotësisht të zhvilluar të fondeve”, tha ajo.

Në një deklaratë të lëshuar më vonë, Georgieva tha se qeveritë e vendeve të FMN-së, që tash po e përkrahin Ukrainën financiarisht, janë zotuar për t’u siguruar që Ukraina të mund t’ia kthejë borxhet ekzistuese Fondit Monetar Ndërkombëtar, raporton agjencia “Reuters”.

/GazetaSinjali/