Avioni presidencial amerikan “Air Force One”, që transportoi presidentin Donald Trump drejt Ankarasë për samitin e NATO-s, është bërë fluturimi më i ndjekur në platformën e gjurmimit Flightradar24.
Sipas të dhënave të platformës, rreth 18 mijë përdorues e kanë ndjekur njëkohësisht në kohë reale fluturimin e avionit me kodin “AF1”, duke e renditur atë si fluturimin më të ndjekur në botë në atë moment.
Trump udhëtoi me avionin presidencial Boeing VC-25 nga baza Camp Springs dhe mbërriti në Aeroportin e Ankarasë përpara samitit të NATO-s.
Interesi i madh për fluturimin lidhet me rëndësinë e vizitës së presidentit amerikan, por edhe me simbolikën e “Air Force One”, një prej avionëve më të njohur dhe më të sigurt në botë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!