image Flutura Kusari: Kosova e merr notën më të ulët për lirinë e medias

Kosovë

Flutura Kusari: Kosova e merr notën më të ulët për lirinë e medias

news image

Juristja e së drejtë së mediave Flutura Kusari ka publikuar disa nga pikat më kritike për Kosovën nga raporti i Progresit i cili pritet të publikohet pasdite.

Sipas Kusarit, Kosova ka marr notën më ulët, 1-sh, duke theksuar se ende nuk janë zbatuar rekomandimet e Komisionit që ka dhënë vitin e kaluar.

Postimi i plote i Flutura  Kusarit:

Në fushën e lirisë së medias, Kosova është vlerësuar me limmited progres apo progres i kufizuar, që është nota më e ulët, nota 1sh. Më keq se limmited progres është no progress ose backsliding.

Edhe pse raporti thotë limmited progres, fjalia tjetër thotë

Rekomandimet e vitit të kaluar të Komisionit nuk janë zbatuar dhe janë ende valide. Dmth këtë fjalen limmited progres Komisioni ka e ka dhënë si dhuratë mos me dalë na keq në krahasim me Serbinë dhe Shqipërinë dhe mirë ka bë, veç mos ta mashtrojme veten brenda në Kosovë.

Këto janë ‘notat’ që i vendosë Komisioni Europian kur i vlerëson shtetet

1sh limited progress

2sh some progress

3sh good progress

4she very good progress

5she significant progress

Kritikat për vendin tonë

❌Shqetësimet vazhdojnë të mbesin në lidhje me sulmet dhe kërcënimet fizike, kampanjat denigruese dhe gjuhën e urrejtjes

❌Në veçanti është problematike siguria e gazetarëve në veri

❌❌❌ Në qershor, ARBK pezulloi licensen e biznesit të Klan Kosovës. Ky veprim mund të ketë ndikim negativ në gjendjen e lirisë së medias në Kosovë.

❌Zero progres në ndryshim plotësimin e ligjit për RTK, zero progres në ndryshim plotësimin e ligjit për KPM, procesi i amandamentimit të këtyre ligjeve duhet të bëhet me përfshirje të shoqërisë civile

❌Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve duhet të harmonizohet me standardet europiane

❌Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve – mekanizmat nuk zbatohen në mënyrë efektive

❌Mungesa e qëndrueshmërisë financiare i bën mediat të pambrojtura nga interesat biznesore dhe politike

❌Ka mungesë të të dhënave rreth pronësisë së mediave sepse nuk rregullat për transparencë në pronësi nuk janë parapa me ligj

❌Ka rritje të sulmeve të gazetarëve, duke iu referu të dhënave të AGK-së

❌❌❌Në disa raste, zyrtarët publikë, përfshirë zyrtarët të lartë publikë, kanë bërë deklarata nënçmuese dhe shpifëse dhe kanë përdorë shumë intimiduese ndaj gazetarëve

❌❌❌Me rritjen e tensinoneve në veri janë rritë edhe sulmet ndaj gazetarëve, janë regjistruar rreth 30 raste

❌❌❌Qasja në dokumente zyrtare – gazetarët kanë pengesa për shkak të vonesave dhe mohimeve të kërkesave në dokumente publike, përfshirë nga qeveria

❌Mediat serbe kanë veshtirësi në qasjen në informacione, Kuvendi i Kosovës vazhdon të dështojë

❌Gjatë periudhës raportuese, KPM nuk ka qenë funksionale për shkak të mungesës së kuorumit

💙Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është efektiv në zbatimin e Kodit të Etikës

❌Bordi i RTK-së nuk është i përfshirë në procesin e ndryshimit të ligjit të RTK-së

❌Financimi i RTK-së është nën normën e paraparë me ligj

❌❌❌Shoqnia civile dhe partitë opozitare kanë kritikuar përzgjedhjen e drejtorit të televizionit publik për shkak të lidhjeve të tij me partinë në pushtet

❌Financimi i mediave është problematik

💙Përmes projektit Gazetarët në Residencë, të zbatuar nga AGK, 14 gazetarë nga Ukraina dhe 6 nga Afganistani janë në Kosovë

P.S

Raporti më është dërguar nga një burim i besueshëm dhe është drafti i ditës së djeshme. Nëse bëhet ndonjë ndryshim sot para miratimit, ju informoj. Pasi të publikohet online, i krahasoj dy versionet. Raporti pritet të dalë pasdite online.

Pikat ku i kam vendosë disa ❌ janë kritikat më të rënda sipas meje 🙂