image Fluks i shtuar në kufi, ardhja e mërgatës rrit pritjet në disa pika kufitare

Kosovë

Fluks i shtuar në kufi, ardhja e mërgatës rrit pritjet në disa pika kufitare

news image

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka sjellë rritje të qarkullimit në pikat kufitare, duke shkaktuar kolona dhe pritje të shtuara për udhëtarët.

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku udhëtarët po presin deri në 40 minuta për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, në pikën kufitare Jarinjë, koha e pritjes raportohet të jetë deri në 20 minuta.

Autoritetet kufitare po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes, për të shmangur vonesat dhe ngarkesat e panevojshme në komunikacion.

Fluksi i shtuar pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim për shkak të sezonit veror dhe kthimit të bashkatdhetarëve në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/