image Fluks i madh në kufi, mërgimtarët përballen me pritje të gjata në disa pika hyrëse

Kosovë

Fluks i madh në kufi, mërgimtarët përballen me pritje të gjata në disa pika hyrëse

news image

Rritja e numrit të mërgimtarëve që po udhëtojnë drejt Kosovës ka shkaktuar kolona dhe pritje të zgjatura në disa pika kufitare.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e ngarkuar është raportuar në disa vendkalime, ku udhëtarët po përballen me vonesa të konsiderueshme.

Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për hyrje dhe dalje kanë arritur deri në 500 minuta, ndërsa në Han të Elezit koha e pritjes për hyrje shkon deri në 100 minuta.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra. Në Dheu i Bardhë, udhëtarët po presin rreth 40 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa në Kullë dhe Merdarë pritjet arrijnë deri në 15–20 minuta.

Për dalje nga Kosova nuk janë raportuar kolona të mëdha, me pritje që në shumicën e pikave nuk kalojnë disa minuta.

Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa fluksi i lartë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/