image Flota Operative në Policinë e Kosovës të pakënaqur me pagat, futet në grevë komplet stafi

Siguri

Flota Operative në Policinë e Kosovës të pakënaqur me pagat, futet në grevë komplet stafi

news image

Ekzekutimi i pagave përmes Ligjit të Ri për Paga në sektorin publik, është përcjellë me plot pakënaqësi. Në mesin e të pakënaqurve janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë ankuar se jo që nuk ka rritje, por për disa prej tyre, parashihet ulja e pagave, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e kësaj, burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se komplet stafi i Flotës Operative për servisimin e automjeteve të Policisë, kanë hyrë në grevë.

Sinjali mëson se greva ka nisur mëngjesin e sotëm.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/