image Florim Ejupi: Shkumbin Mehmeti është kriminel, vrau edhe kolegët e tij

Kosovë

Florim Ejupi: Shkumbin Mehmeti është kriminel, vrau edhe kolegët e tij

news image

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga paslufta, si i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku autobusi i linjës Nish Express, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001 dhe vdiqën 11 serbë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ejupi, pas shumë kohësh rrëfen përveç të tjerash edhe njohjen e tij me Shkumbin Mehmetin.

Florimi ishte arrestuar në vitin 2014 pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmeti, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.

E për këtë, ai thotë se Mehmeti është kriminel.

“Ky është kriminel, ka vra kolegë të vetë, është kidnapues. Gjithçka që thotë ai ëhstë rrenë”, ka thënë Ejupi në Dukagjin.

/GazetaSinjali/