image Florian Qehaja, ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Politikë

Florian Qehaja, ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

news image

Florian Qehaja, sot ka marrë detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ashtu siç njofton Ambasada e Kosovës në Shkup, Prindon Sahiti ia dorëzoi detyrën Qehajës, me një ceremoni solemne.

“Ambasadori Qehaja falënderoj Prindon Sadriun si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës. Ambasadori Qehaja sot pritet që t’i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale te ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani”, thuhet në njoftim.

Në krye të pozitës së ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut e kishte mbajtur Gjergj Dedaj, i cili u shkarkua në maj të vitit 2021 nga presidentja Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/