Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi është emëruar zëvendësministër në ministrinë e Drejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dushi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Prandaj, unë edhe më tutje mbetem pranë qëndrimit se, ndërtimi i Shtetit të së drejtës, mbetet kryesfidë për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë ata që vendin duan ta shohin të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Dushi.
Kujtojmë se, sot përveç Dushit, edhe kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit./Gazeta Sinjali/