image Florenc Çapja mbetet në burg, Apeli rrëzon kërkesën për lirimin e tij

Shqipëri

Florenc Çapja mbetet në burg, Apeli rrëzon kërkesën për lirimin e tij

news image

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i ekstraduar së fundmi nga Dubai, i dyshuar për përfshirje në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Çapja akuzohet për “sigurimin e kushteve për vrasje” në rastin e atentatit të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini. Përmes avokatit të tij, ai ka mohuar përdorimin e aplikacionit të komunikimit të enkriptuar SKY ECC, ndërsa ka pretenduar se akuzat ndaj tij bazohen vetëm në deklarimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

Paralelisht, Florenc Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm për porositjen e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan, një nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/