Flora Brovina, anëtarja e Partisë Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë pjesë e listës për deputetë nga radhët e kësaj partie.
Ajo më parë ka mbajtur numrin 3 në këtë listë, por kësaj here nuk do të jetë fare në të.
Flora Brovina, u përfshi në një skandal, ku ajo personalisht kishte publikuar një fotografi duke pretenduar se aty gjenden gratë shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe, e në fakt doli që ajo nuk është e vërtetë.
Arben Gecaj, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, i cili e konfirmoi lajmin, shtoi se mos-kandidimi i saj nuk ka të bëjë me këtë skandal dhe me atë që ka ndodhur në të kaluarën.