image Flitej që Kante do të largohet nga Chelsea, Lampard ua mbyll gojën të gjithëve

Futboll

Futboll/ Flitej që Kante do të largohet nga Chelsea, Lampard ua mbyll gojën të gjithëve

news image

Këtë sezon ka luajtur pak në formacionin e Franckie Lampard, ndaj kohët e fundit është folur shpesh që N’golo Kante kërkon të largohet nga Chelsea, madje duke zbuluar edhe destinacionin e mundshëm të mesfushorit francez.

Megjithatë tekniku i “bluve të Londrës” vendosi t’u japë fund zërave të merkatos, duke folur me superlativa për kampionin e botës dhe duke e cilësuar atë si një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim, që do të donte ta kishte gjithmonë në ekipin e tij.

“N’golo luan në nivele shumë të larta prej disa sezonesh, ndonëse këtë vit ka luajtur vetëm 40% të ndeshjeve të ekipit dhe kjo mund ta ketë mërzitur disi. Megjithatë ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe unë dua ta rikthej në formën më të mirë për sezonin e ardhshëm. Stop me thashethemet e merkatos, pasi Kante do të vijojë të qëndrojë te Chelsea”, deklaroi Lampard.

Për mesfushorin 29-vjeçar kanë shfaqur interes klubet spanjolle të Realit të Madridit dhe Barcelonës, si dhe italianët e Interit, ku e kërkon me ngulm Antonio Conte, por fjalët e Lampard nuk lënë dyshime që e ardhmja e tij do të vijojë te jetë në “Stamford Bridge”.