image Fletëvotimet për zgjedhjet në Kosovë vijnë nga Sllovenia

Kosovë

KQZ/ Fletëvotimet për zgjedhjet në Kosovë vijnë nga Sllovenia

news image

Për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i bën përgatitjet e nevojshme.

KQZ ka arritur ta finalizojë kontraten më të re për shtypjen, paketimin e transportimin e fletvotimeve dhe broshurave për zgjedhje, që do të bëhet në Slloveni.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë rreth 200 mijë euro, derisa e njëjta është arritur të finalizohet për 194 mijë e 808 euro.

Tenderi i është besuar Grupit të Operatorëve Ekonomik Cetis d.d; CETKOS L.L.C nga Sllovenia.

Vlen të kujtojmë faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 25 subjekte politike të cilat hyjnë në garën zgjedhore për të siguruar ulëse në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.