image Flet Zemaj për vdekjet e dyshimta në Infektivë: Kanë ardhë raportet e para

Shëndetësi

Flet Zemaj për vdekjet e dyshimta në Infektivë: Kanë ardhë raportet e para

news image

Pas 13 vdekjeve që ndodhën këtë vikend në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ende nuk kanë ndonjë raport zyrtar se çfarë ka ndodhur në Klinikën Infektive.

Kur u pyet se a ka pasur problem me pajisjet për furnizimin me oksigjen të pacientëve, Zemaj tha se nuk ka mundësi të thotë njëherë asgjë.

“Raportet e para kanë ardhë po atë ditë, po pres edhe raportet preliminare nga dy inspektorate. Nuk mundem me dhënë tani atë, këto janë çështje profesionale”, ka thënë Zemaj në RTV Dukagjin.

Klinika Infektive të dielen u rrethua nga Policia e Kosovës. Aty qëndruan Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

Vetëm pas mesnatës së të shtunës aty kanë vdekur pesë persona të cilët ishin të infektuar me virusin COVID-19./Gazeta Sinjali/